QENTË QË NJOHIN COVIDIN NGA NUHATJA

135

Qentë njihen për nuhatjen e tyre të mirë.

Për këtë qëllim ata përdoren dhe nga policia antidrogë, apo edhe në shumë trajnime të rëndësive të mëdha.

Për këta që do të flasim sot, interesi është edhe më i madh.

Disa qenë në Romë janë duke u stërvitur për të gjetur personin që është infektuar me Covid vetëm nga nuhatja.

Kjo do të jetë një nga zgjidhjet më të mira dhe më të shpejta, madje më efikase dhe dhe vetë tamponët e shpejtë.

Lex, Roma dhe Harlox, këto janë emrat e tri qenëve që po stërviten rregullisht për këtë hap të madh dhe të rëndësishëm.

Ata po trajnohen në kampusin Medico në Romë dhe dallojnë menjëherë erën e një personi të infektuar me virusin.

Në një moment të dytë, të gjithë njerëzit që do të marrin pjesë në këtë trajnim do t’ju bëhet edhe tamponi për të vërtetuar saktësinë e qenëve.

Ky projekt synon të mbledhë tamponat dhe rezultatet e të paktën 1000 personave.

“Kj teknikë mund të përdoret në ngjarje të mëdha siç janë koncertet, ndeshjet e futbollit, por edhe në vende të tilla si aeroporte”, shpjegon Massimo Ciccozzi, professor I epidemiologjisë në kampus.

“Kjo metodë do të ishte shumë efikase, madje edhe më shumë se tampontë e shpejtë dhe do të na lehtësonte punën”, u shpreh ai.

Qentë do të jenë gati dhe të stërvitur deri në fund të verës të këtij viti.

Përkthyer nga All News