“Qeshën për satelitët, mirë bënë se shëndet u bëhet”, Rama: I pari do të niset në mars

76

“Projekti tjetër që do të jetë ndihmë për policinë, është projekti i satelitëve. Keni dëgjuar për ta. Keni parë dhe shumë gallatë dhe humor me satelitët.

Megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, se e qeshura shëndet bëhet, me satelitët, ku të parin do e hedhim në mars, do të kemi të dhëna në kohë reale përditë.”

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama teksa kujtoi se sateliti i parë do të hidhet në muajin mars, theksoi se përmes tyre Policia e Shtetit do të marrë çdo ditë të dhëna për abuzime të ndryshme.

Rama tha se kjo çështje u shoqërua me humor dhe të qeshura, ndërsa shtoi se nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin.

“Policia do të ketë përditë të dhëna për ndërtime pa leje. S’do të jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punë në terren policët, të cilët i kanë sytë hapur katër kur shkojnë dhe i bien në qafë ndonjë familje në fshat, dhe i kanë mbyllur kur iu hidhet zhavorr plazhit për të ndërtuar bankina dhe struktura.

Gjithçka do të ndalojë te një sy tjetër.”,deklaroi Rama.