Policia e Tiranës është duke hetuar se çfarë ndodhi mbrëmjen e 19 janarit kur një 21-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.
E reja ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Blutë thanë se po hetojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.