Rama darkë me ministrat dhe ambasadorët në Elbasan, e pranishme edhe Yuri Kim

81

Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar janë takuar mbrëmjen e sotme me ambasadorë të vendeve të SHBA dhe BE në një darkë në një restorant në Elbasan. Mes tyre e pranishme është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi si dhe as emrat që janë të pranishëm në këtë takim me kryeministrin Edi Rama.

Dy ditë më parë ambasadorët e vendeve të SHBA dhe Bashkimit Europian në vendin tonë u takuan me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu lidhur me situatën e krijuar në PD pas ndarjes në dy kampe.