Rama: Do të ulet tatimi për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë

82

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin e qeverisë për uljen e tatimit për kategorinë e pagave nga 150 deri në 200 mijë lekë të reja.

Përmes një postimi në facebook kryeministri bën me dije se tatimi mbi këto kategori pagash do të ulet nga 23% në 13%.

Ky vendim i qeverisë do të fillojë të zbatohet që nga data 1 korrik 2020.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama njoftoi gjithashtu dhe heqjen e tatimit mbi pagat deri në 40 mijë lekë. Sipas tij po ky vendim hyn në fuqi prej 1 korrikut të vitit të ardhshëm.