Rama ndan videon: Kush duhet të vaksinohet me dozën e tretë kundër COVID

100

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premte një informacion sa i takon vaksinimit të qytetarëve me dozën e tretë kundër COVID.

“Mirëmëngjes dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Aty citohen kushtet e vaksinimit me këtë dozë, kategoritë dhe koha e marrjes së vaksinës. Doza e tretë rekomandohet për personat mbi 60-vjeç dhe disa kategori të tjera, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Kush duhet të vaksinohet me dozën e tretë?

Të gjithë personat mbi 60-vjeç me sëmundje kronike
Personeli shëndetësor
Personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë
Personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuar
Kur duhet të marrin dozën ë tretë?

Jo më herët se 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë