Rama: Nëse Lufta e III Botërore shpërthen është diçka që nuk e evitojmë dot

100

Në një konferencë për shtyp, Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur përsa i përket situatës në Ukrainë nga agresioni rus dhe efektet që ka kjo luftë në vendin tonë.

Gazetarja: Pothuajse pjesa më e madhe e vendeve të Evropës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dua të ju pyes a po punon qeveria shqiptare për të mos pasur një impakt në ekonominë shqiptare? A ka një plan si mund të parandalohet që kjo situatë të mos ndikojë?

Edi Rama: Së pari besoj që duhet t’i referohemi me kujdes gjithë listës së sanksioneve. Nuk është nën sanksion çdo mall e material. Së dyti, është e vërtetë që sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë janë irrelevante. Është gjithë aleanca që bie dakord të vendosë sanksione dhe nuk ka diskutim që i përqafon vendimet e aleancës.

Nebesojmë nga hulumtimi që kemi bërë që nuk do të kemi efekte shumë shqetësuese. Kjo është luftë reale në dyert e BE. Shumë vende të BE kanë shumë aktivitet në Rusi, këto sanksione krijojnë shtrëngesa që refektohen në vendet që janë në marrëdhënie. Kur filluan muhabetet ne prodhojmë energjinë vetë, ndërkohë që ne nuk e prodhojmë të gjithë energjinë vetë për konsumin e saj. E dyta, ne blejmë në tregjet ndërkombëtare që do të thotë se ka shumë rëndësi se çfarë çmimesh ka. Shesim lirë dhe blejmë shtrenjtë.

Prandaj, e para ne kemi bërë një ndryshim duke kthyer përmbys skemën e import-eksportit. Po punojmë për ta ndërtuar më në fund Skavicën, që është balancuesi i të gjithë sistemit tonë. E fundit është që ka shumë rëndësi të vazhdojmë punën dhe aktivitetin tonë jetësor sepse jemi vend i NATO-s dhe sot është përsëritur që vendet e NATO-s janë në një tjetër regjim mbrojtje. Në rastin e Ukrainës kemi të bëjmë me një vend partner që është sulmuar dhe sipas kushtetutës së NATO-s kur sulmohet njëri, sulmohen të gjithë dhe në atë moment të gjithë mbrohen.

Nga ajo që vë re se ka një pjesë njerëzish që janë shqetësuar se kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne nuk kemi avionë. Shqipëria nuk është në NATO për të pasur raketa, por për të pasur një sërë prioritetesh. Ka sot një investim për një bazë ajrore. Sigurisht që nëse lufta e 3 Botërore shpërthen, diçka që nuk e evitojmë dot ashtu si nuk evitojmë dot se kur të dalim nga shtëpia ndodh diçka. Duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta është e vërtetë dhe ka impakte reale në ekonomi./tvklan.al./asutimes.com