Rama: Nga 1 korriku 2022, taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra

80

Nga 1 korriku i vitit që vjen, taksa për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra do të jetë zero.

Këtë vendim e ka bërë të ditur sot kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Rama e paralajmëroi këtë vendim më 15 mars të këtij viti, gjatë fushatës zgjedhore ku prezantoi programin e Partisë Socialiste, “Pagat, taksat dhe biznesi”.

Ndonëse Rama më herët theksoi se ky vendim do të hynte në fuqi që në 1 janar të 2022-it, tashmë do të shtyhet për në korrik.