Rasti i pazakontë i të moshuarës 105-vjeçare, arrin të mposht koronavirusin brenda pesë ditëve

213

Një grua 105-vjeçare u bë “shekullorja” më e fundit e Turqisë që arriti të mposhte koronavirusin. Mjekët thanë se ajo u rikuperua brenda pesë ditësh pas diagnozës.

Huriye Başkapan sapo kishte mbërritur në shtëpinë verore të djalit të saj në mënyrë që të shmangte turmat kur papritmas u ndje e lodhur dhe humbi oreksin.

Pasi vajza dhe nipi që e shoqëronin, zhvilluan simptoma të ngjashme, familja e vizitoi një spital aty pranë, ku rezultuan pozitivë për COVID-19.

Duke folur për AA, Başkapan tha se i janë dashur vetëm pesë ditë për t’u rikuperuar nga COVID-19.

Për mjekët, shërimi i Başkapan ishte një befasi, pasi ajo vuante nga disa sëmundje kronike, duke e vënë edhe më shumë në rrezik./korrieri.al