Reagon Marjana Kondin pas debatit Einxhel-Donald

147

Aktorja e njohur postoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një story ku shkruan thjesht “Pa fjalë!!” dhe e shoqëron me një emoji që nuk tregon asnjë mimikë fytyre.

mariana-kondi-stpry

Debati i fortë mes Donaldit dhe Einxhel nisi nga disa deklarata që kjo e fundit kishte bërë pak ditë para se të kishte incidentien e rëndë ku dëmtoi krahun. Në nisje të debatit moderatorja tha se gjithë fama e aktorit vjen prej lidhjes së mëparëshme me moderatoren Bora Zemani.

Ndërsa aktori i shokuar nga fjalët e Einxhelit e quajti të ulët dhe paedukatë. Por Einxhel vendosi të tregojë detaje edhe nga “sherri” që kishte me vëllezërit Veshaj jashtë Big Brother.

Moderatorja tha se ajo ka bërë aksident ditën e xhirimeve dhe Donaldi me Romeon nuk janë përgjigjur për atë dhe e kanë hequr nga puna dhe nuk e kanë paguar. Në fund të debatit e pyeti aktorin pse nuk e kanë paguar edhe aktoren Mariana Kondi, e cila ka qenë pjesë e projektit të përbashkët për vëllezërve Veshaj dhe Shkirës.

Debati:

Einxhel: Donaldi më shkeli syrin dhe dika disa histori.

Donald: Unë di, por zgjedh që të mos i them.

Einxhel: Për çfarë do më njollosje imazhin ti mua hë çfarë do të thuash ndonjë emër ish-të dashuri? Fol çfarë do të tregosh. Punën te ty dhe vëllai jot, keni ardh dhe më keni kërkuar ju mua as s’jua kam lypur as s’jua kam lënë. Ky është karakteri im kurse karakteri juaj është që unë bëra aksident me makinë dhe ju më hoqët nga puna se s’kishit lek për të më paguar. Kjo është historia. Unë kam bërë aksident me makinë ditën e spektaklit kam lajmëruar, kam pas shenja, kam dokumentat e policisë kam çdo gjë. Dhe Donaldi me vëllain e vet nuk më kthyen kurrë përgjigje as të më pyesin si je. Më kanë çuar vetëm një mesazh pas 5 ditësh që më kanë hequr nga puna për mungesë korrektësie. Unë që i kam pritur me orë të tëra të vinin në xhirime, dhe për këtë gjë kam mesazhe pafund kam dëshmitarë pafund. Është Marjana Kondi dëshmitare që ju jeni treguar jokorrektë me mua, që as nuk më paguat. Dhe gjithë këtë situatë e bëtë që të mos paguani. Mos të flas për gjëra të tjera.

Donald: A mund ta tregoj historinë? A mund të flas? Unë kam pasur një bashkëpunim me Einxhel Shkirën dhe realisht më ka rezultuar që për mua ka qenë një gabim zgjedhja e saj siç ka qenë edhe për njerëz të tjerë që ajo ka bashkëpunuar sepse ka edhe histori të ngjashme. Unë nuk bëra diçka dhe ajo u mërzit. Unë jam njeri që kam shumë disiplinë punë dhe…

Einxhel: Zero e ke disiplinën e punë, ti as nuk paraqitesh. Mos gënje.

Donald: Realisht çfarë më ka bërë përshtypje tek Einxheli është korrektësia në punë dhe realisht ka qenë një njeri që…nuk e them vetëm unë por ndoshta edhe këtu në TCH ka njerëz që…

Einxhel: Ditën e xhirimeve kam ardhur që në mëngjes dhe kam pritur deri në 12 të natës dhe kam pritur që Donaldi të zgjohej nga gjumi.

Donald: Dhe po thonim, Einxheli realisht ishte një njeri jokorrekt.

Einxhel: Kjo është një gënjeshtër nga fillimi deri në fundt. Mos guxo të mashtrosh në sy të njerëzve. Je duke gënjyer publikun! Nuk të lejoj! Stop!

Donald: Po thoja që ishte një njeri që vinte vazhdimisht vonë në punë dhe një ditë të bukur pasi kjo gjëja u bë sepse nuk vinte nga hiçi, u bë shumë problem situata e asaj në punë. Einxheli është një njeri që rri shumë natën e kishte problem “unë nuk vi paradite”. Einxheli vinte dy ditë në javë.

Einxhel: Kam ardhur përditë me lekët e mia dhe nuk mora asnjë kacidhe nga ajo punë. Më vjen për të qeshur se janë dëshmitarë edhe baristët e Vizon Plusit.

Donald: Vjen një moment që nuk merrte seriozisht, një ditë ia lashë taksative që do vish në këtë orar. Dua ti them Einxhelit unë jam ai njeri kam dalë në skenë me këmbën e rrjepur sepse e doja atë punë. Ti je njeri që nuk ke edukatë punë dhe merresh vetëm me fjalë dhe flet kot.

Einxhel: Arbana kam vetëm një fjalë të fundit. Meqë unë s’kam qenë korrekte unë jam joprofesionale, jo e talentuar, nuk kam shkuar në orar…Jam kurioze të di Mariana Kondin pse s’e paguat për tre muajt që punoi?