“Revolta do shpërthejë edhe më fort”- Budina i përgjigjet atyre që ‘qanë’ pemën e Krishtlindjeve: Si nuk ju erdhi keq kur varrosën kostumet në Teatrin Kombëtar dhe…

239

Regjisori Edmond Budina ka dalë sërish për të protestuar sërish në sheshin Skënderbej, sëbashku me një pjesë të aktivistëve që ishin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, për tre vite.

Budina u shpreh se ndonëse duket se revolta është zhdukur paralajmëron se do të rikthehet edhe më fuqishëm.

Ndërsa për të gjithë ata që ‘qanë’ prishjen e pemës së Krishtlindjeve, Budina tha “Shumëkush që më ankohet për pemën, iu them ‘si nuk ju erdhi keq kur u varrosën në Teatrin Kombëtar kostumet, rekuizitat që ishin pronë publike, ndërtesa, trualli dhe ku do ndërtohen kulla.”

Budina: Dikush e quan profesionale por nuk e kuptoj si mund të jetë profesionale një polici që dhunon. Të tërheqësh zvarrë 25 vjeçarët, ti fusësh në rajone kurse familja nuk ka asnjë dijeni, nuk mund të them që është një polici që i shërben popullit. Kjo është një polici kriminale siç kanë qenë skuadronet fashiste që i merrnin njerëzit dhe i fusin në rajone e i vrisnin.

Shumëkush që më ankohet për pemën, iu them ‘si nuk ju erdhi keq kur u varrosën në Teatrin Kombëtar kostumet, rekuizitat që ishin pronë publike, ndërtesa, trualli dhe ku do ndërtohen kulla.

Kjo është hipokrizi që shpërblehet dhe blihet nga pushteti. Këta njerëz po e masakrojnë këtë popull. Kjo revoltë mund të duket se është zhdukur, por është kthyer në shtëpi dhe do të shpërthejë edhe më fort.