Rezarta Shkurta befason fansat me vendimin e fundit

44

Rezarta Shkurta ka qëndruar larg muzikës prej disa vitesh tashmë. “Gjysma ime” mban titullin kënga e saj e fundit që është publikuar pesë vite më parë.

Përgjatë kësaj kohe, këngëtarja ka qenë e angazhuar me biznesin e saj.

 

Mesa duket, Rezarta ka vendosur të tërhiqet nga muzika dhe për këtë arsye ka vendosur ta përmbyllë me një projekt të veçantë.

Këtë lajm e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale.

“Po sikur t’iu thoja që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq edhe të vështirë për mua”, ka shkruar Rezarta.