“Rihapen shkollat në të gjithë vendin/A do ketë zevendësim orësh?”

93
  1. Rihapen sot në shkollat. Nxënësit në të gjithë vendin rikthehen në klasa pas pezullimit për 3 ditë, (24-26 janar).

Deri më tani nuk ka dalë një udhëzim se si do të zëvendësohen orët e humbura. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se do të merret një vendim i dytë ku nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet mësim edhe ditëve të shtuna.

Gjatë prononcimit të djeshëm ministrja Kushi deklaroi se shkollat do t’i rikthehen normalitetit nga e enjtja, duke lënë hapur mundësinë e përsëritjes së një skenari të tillë në vazhdim, në rast të përsëritjes së temperaturave ekstreme.

Shkollat u mbyllën për 3 ditë, me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta. Madje njëri nga prindërit e fëmijëve të mitur u lejua që të qëndronte në shtëpi, duke mos pasur asnjë penalitet në punë.