Rivalja përqafon Ori Nebiajn, Majko: Është vajza më e mirë e PD, shpresoj të jetë në parlament

216

Në një qendër numërimi ndodhej dhe kandidatja e PD Ori Nebiaj, e cila duke folur për mediat tha se shpreson të jetë në parlament, megjithatë nuk kërkon fitoren e mandatit të saj, por shpresonte të fitonte e gjithë Shqipëria, sigurisht me fitoren e PD.

Nuk munguan batutat mes saj dhe Majkos, si dhe përqafimet me kryetaren e PS për këtë njësi administrative.

Majko: Ori hajde pak këtu. Ori është kandidatja e PD, është vajza më e mirë dhe që shpresojmë të jetë në parlament.

Pyetje: Po ju a do të jeni në parlament?

Majko: Aa se di këtë.

Nebiaj: Ashtu si thamë është një rikuperim i votave dhe në këtë bastion të të majtëve dolën vota të djathta. Komuna e Parisit dhe njësia 10. Kjo u pa qartë në kutitë e para që u hapën. Rritje 60% e votës së djathtë. Aku ku nuk ka pasur mundësi të manipulohet vota, qytetarët kanë pasur mundësi të shprehen. Unë përderisa janë ende pa u numëruar votat e kandidatëve unë shpresoj, kjo ishte sfida ime e parë politike, por jo e fundit.