Robbie William transformohet si kryeministri britanik në klipin e këngës për festat e fundvitit

230

Këngëtari i njohur, Robbie William tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me klipin e këngës së tij për festat e fundvitit, “Can’t Stop Christmas”.

Robbie është shndërruar si kryeministrin britanik, Boris Johnson. Ai ka hedhur dritë mbi ngjarjet e një viti të jashtëzakoshëm, duke përmendur pandeminë e coronavirusit dhe trajtimin e qeverisë në këtë krizë shëndetësore.

Në një skenë tjetër, Robbie i veshur si Boris Johnson, shoqërohet nga Theresa May ’për një kërcim’ rreth Doëning Street.

“Can’t Stop Christmas” është një këndvështrim argëtues i këngës tradicionale të Krishtlindjes që reflekton një 2020 në mes të pandemisë.

Disa nga vargjet e këngës që i kushtohen pandemisë thonë:

“Oh, çfarë viti i shkretë, por sot është fat të jesh gjallë, Fatkeqësisht, disa miq shkuan, Kurrë më parë nuk ka qenë kështu, duket sikur të jemi në luftë”, thotë ai.

Guy Chambers dhe Richard Flack janë producentë të “Can’t Stop Christmas”, ndërsa kënga është pjesë e albumit “The Christmas Present”, në të cilin janë pjesëmarrës shumë emra të njohur, si Rod Steëart, Bryan Adams, Jamie Cullum e Tyson Fury./K.H/Syri.net