Rrëfehet 32 vjeçarja: E lashë burrin për të dashurin e ri nga fitnesi, por u shokova kur ai…

303

Një grua 32 vjeçare ka rrëfyer se e ka tradhtuar burrin e saj me kolegun nga puna në palestër. Ajo thotë se e ka lënë burrin e saj por më pas kur i ka shkruar të dashurit, ai i ka thënë që t’i rrijë larg.

Rrëfimi i saj i plotë:

Kam bërë s.eks pasionant në fitnesin e punës me një djalë që më bëri të ndihem e re sërish, aq të re sa që i thashë burrit tim që të largohet nga jeta ime. Por tani i dashuri im i ri nuk dëshiron t’ia dijë. Burri im është 35 vjet dhe emocionalisht një burrë abuziv.

Ai ka qenë shumë kontrollues, ka pasur qasje në llogaritë e mia në rrjete sociale dhe ka dashur që unë t’i mbyll ato. Ai nuk dëshiron as të më lë të dal me miq. Jam 32 vjet dhe para një viti kam filluar orët në fitnesin tim. Burri im ishte kundër edhe këtë herë por u përballa me të për herë të parë dhe thashë se ishte koha ime.

E njoha një djalë që erdhi në kursin dhe fantazova që ne të ishim bashkë. Ai është 29 vjet dhe i mahnitshëm. Unë e shihja çdo ditë atë dhe atij i ndryshoi fytyra kur i tregova që jam e martuar por vazhduam të flirtonim dhe të shkruan mesazhe me njëri tjetrin. Ai është e kundërta e burrit tim, i mirë, i turpshëm, i shoqërueshëm dhe i papërvojë por tërheqës. Duke e parë atë më kujtohet vetja ime.

Ne kalonim net së bashku në shtëpinë e tij dhe unë i thosha burrit se po punoja. Ne vetëm flisnim dhe pinim çaj. Duhet ta pranoj që unë i kërkova se.ks dhe ai më refuzoi. Por ne e bëmë ditën tjetër në palestër në një depo dhe ishte reale dhe emocionuese. Pas kësaj i tregova burrit tim se po e braktisja dhe ai nuk donte të shkonte por i tregova se kam njohur dikë tjetër. Më pas ai mori valixhen dhe shkoi tek nëna e tij.

Në atë panik, i shkrova një mesazh të gjatë të dashurit tim nga fitnesi duke i shpjeguar gjithçka dhe duke menduar se po thosha shumë. Mendoj që ai ishte i frikësuar që burri im do të kthehej dhe më dërgoi një mesazh që shkruante: “Vetëm më lër mua jashtë gjithë kësaj dhe rri larg meje”. Nuk e dua burrin tim por a duhet ta kthej martesën time që e prisha për shkak të dikujt që nuk më do mua?

Përgjigja e psikologes: Kolegu yt mund të ketë pasur nevojë më shumë që të ndihmojë ty ta përballësh burrin tënd. Ndoshta i dashuri yt nuk do të jetë me ty por a ia vlen të kthehesh tek një martesë e palumtur, abuzive dhe kontrolluese?

Më mirë të jesh e vetme për një kohë. Si ka reaguar burri yt për ndarjen? Nëse ai insiston që ju të ktheheni bashkë, bëhu e sigurt që ai të mos jetë më kontrollues.