Rrëfehet 43-vjeçarja: Ish i dashuri më çmendi në hotel, por tani..!

119

Një grua 43-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, se si ka bërë se ks me ish të dashurin e saj, pas divorcit. Ajo ka treguar se e do ende shumë ish të dashurin, mirëpo përvojat e hidhura të tij, nuk po e mundësojnë bashkimin e tyre. Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Jam shumë e zëmëruar me veten time, pasi kam bërë se ks me ish të dashurin tim, edhe se e di se ai nuk e ka ndërmend të kthehet me mua. Problemi është se unë ende e dua atë dhe unë nuk mund ta pranoj se ai nuk më do. Unë jam 43 vjeçare, ndërsa ai është 46 vjeçar. Ai ishte dashuria ime e parë kur isha vetëm 17 vjeçare. U takuam përsëri pesë vjet më parë pasi u divorcova.

Kaluam shumë mirë, por jam e sigurt se ai vuan nga PTSD. Ai ishte në ushtri dhe kishte disa përvoja të zymta. E kontaktova muajin e kaluar për ta përshëndetur dhe përfunduam natën duke bërë se ks në një hotel, mirëpo tani po më vjen keq. Unë solla si një budallaqe e vërtetë. Ai më tha se ndihej fajtor për mënyrën se si ai më ka trajtuar mua dhe se dëshironte të jemi miq, por tani ai më largon dhe nuk përgjigjet në mesazhet e mia.

Përgjigja e psikologes: Ju mund të keni të drejtë që përvojat e tij të kaluara e kanë bërë atë të “blinduar” në emocionet e tij dhe kjo mund ta ndalojë atë të jetë me ju. Por ai është duke zgjedhur të qëndrojë i mbyllur dhe ndoshta po përpiqet të bëjë gjënë më të mirë tani duke ju zmbrapsur, sepse e vërteta është se kontakti me të është duke ju lidhur me një shkak të pashpresë. Mundohuni të pranoni që ai duhet të largohet. E-fletëpalosja ime “Lëre le të shkojë” do të të ndihmojë.