Rrëfimi i një shqiptareje që prodhon Bitcoin

206

“Nëse hyn në dhomën ku prodhohet, do të të duket si anije kozmike nga nxehtësia dhe zhurma.”

Kështu tregon Olta nga Shqipëria për gazetën “SI”. Një shqiptare 28 vjec, banuese në Otawa të Kanadasë, që prodhon kriptomonedhën më të famshme në botë, Bitcoin.

Gjithçka nisi tre vjet më parë për të, kur Bitcoin po gjente hapësirë në një shoqëri që pret me krahë hapur digjitalizimin dhe çdo ndryshim antikonservator.

“Nisa të eksperimentoj në shtëpi me kompjuterin me karta grafike të ndryshme. Pasi kuptova se si funksionon sistemi dhe si bëhej më fitimprurës, më duhej të gjeja paratë që ta ktheja këtë veprimtari në një biznes,”-thotë Olta.

Bitcoin (BTC) është një monedhë jo-fizike që qarkullon vetëm në rrjetin virtual nëpërmjet tregjeve dhe sistemeve financiare specifike ose që mund të kenë pranuar operimin me kriptomonedhën. Pa autoritet rregullator, pa vlerë fikse, por me ndikim në nivelet e inflacionit të një ekonomie dhe tashmë e emetueshme. Pa një shef mbi kokë, Bitcoin ka vetëm një rregull: sa më shumë që njerëzit blejnë, aq më shumë rritet vlera e tij. Përkundrazi, sa më shumë që e shesin njerëzit, aq më shumë i bie vlera.

Një sistem ku tashmë u strehuan edhe shqiptarët.

Nëse sot themi se Bitcoin vlen 58.000 euro, kjo është për shkak se ekziston dikush në të gjithë botën që është i gatshëm të shpenzojë 58.000 euro për një monedhë të vogël. Sidoqoftë, veçoria e saj është një tjetër. Një valutë private që nuk mund të kontrollohet nga qeveritë dhe që nuk mund të kontrollohen nga bankat, që në terma të thjeshtë do të thotë se askush përveç atyre që e kanë atë nuk mund ta menaxhojë atë.

Por pyetja lind në mënyrë spontane, nëse nuk është shteti që prodhon dhe hedh Bitcoin në qarkullim, si funksionon…?

Pikërisht këtu hynë në lojë njerëz si Olta që nga Kanadaja në magazinën e saj në periferi të qytetit të Otawa-s, ka më shumë se 150 kompjutera, të quajtur gjithashtu ‘’machines’’ që punojnë vazhdimisht 24 orë në ditë, atë që në zhargon, quhet “mining”, e njëjtë si puna që minatorët bëjnë në miniera.

‘’Fillimisht më janë nevojitur gjysmë milioni euro, që i mora nga disa investitorë që ishin të interesuar. Për sa kohë që mbetet e ‘’minuar’’, ju nuk keni pse të paguani taksa sepse nuk është shndërruar ende në euro në dollar, por kur bën konvertimin, padyshim që do të paguash taksa.” Taksa e vendosur për këmbimet e Bitcoin në valutë fizikë shkon në 0% deri në 400.000 dollarë, 15% mbi 400.000 deri në 444.000 dhe 20% për çdo vlerë më të lartë.

‘’Secili prej nesh mund të përdorë kompjuterin e tij për të marrë pjesë në rrjetin Bitcoin dhe secili prej nesh paguhet bazuar në sa ka kontribuar me një numër të caktuar Bitcoins,”-tregon ajo.

‘’ Imagjino një makinë që funksionon me mijëra herë në sekondë për të prodhuar varg alfa numerik. Pasi kjo varg të jetë i saktë është e mundur që ‘’miniera’’ të mbyllet me një bllok transaksionesh për ta nënshkruar atë me këtë varg që sapo është zbuluar dhe më pas ta hedhë atë në rrjet.”

Një proces kompleks edhe në të shpjeguar, përveç se edhe në të punuar.

Në një shpjegim modest, nëse paguan për një picë me Bitcoin, nga një transferim i vlerës virtuale që është në një transaksion midis teje dhe pronarit të picerisë, megjithatë, dikush është i nevojshëm për të garantuar se gjithçka është në rregull. Këtu hyjnë në lojë ‘’miners’’ si Olta ose qindra mijëra të tjerë të shpërndarë nëpër botë, të cilët, përmes kompjuterëve të tyre, minojnë dhe domethënë, ata i bëjnë ata kompjuterë të bëjnë një seri llogaritjesh shumë komplekse për ta verifikuar nëse transaksioni është i saktë. Kur një “miner” ka sukses, ai miraton gjithçka duke vendosur një lloj nënshkrimi në të. Kjo është mënyra se si sistemi gjeneron Bitcoins të rinj që nuk ekzistonin më parë dhe ia dërgon. Pra, Bitcoins janë me pak fjalë shpërblimi për të gjitha këto operacione kontrolli, verifikimi dhe vërtetimi që bëhen vazhdimisht nga kompjuterët në sistem.

‘’ Është nxitja e famshme ekonomike që lejon të gjithë këtë sistem të qëndrojë në këmbë, sepse nëse nga njëra anë gjenerata e Bitcoin josh gjithnjë e më shumë njerëz të bëhen “miners”. Nga ana tjetër sa më shumë “miners” të jenë, aq më shpejt sistemi bëhet i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Jo vetëm sepse kompjuterët për “miniera” kanë një kosto mjaft të lartë, por mbi të gjitha sepse ata kompjuterë duhet të qëndrojnë në punë 24 orë në ditë, duke krijuar një rrjet elektrik dhe Kanada, përveç faktit që Olta jeton atje është në fakt një nga vendet më të mira për momentin për të hapur këtë lloj biznesi. Kanadaja shpenzon në vit rreth 600 TWH, ndërsa prodhimi i një Bitcoin freth 108 TWH, pra i gjithë vendi mund ta mbulojë 5 herë “minierën”e kriptomonedhës.

Olta tregon për “SI” detaje të panjohura. “Nëse energjia elektrike ndalon në një shtet, aktiviteti nuk ndalet, sepse i gjithë rrjeti i Bitcoin është i ndërlidhur në të gjithë botën, kështu që këto transaksione vazhdojnë,’’-tregon shqiptarja që i prodhon ato.

Ndonëse, ka disa vite që merret me prodhimin apo “mining” të kriptomonedhës, Olta ka vetëm 6 muaj që e ka përvetësuar këtë biznes, duke marrë me qera një magazinë bashkë me një mikun e saj. Aty ka kompjutera, shumë kompjutera. Një minierë, ku ari ka dalë mode dhe Bitcoin i ka zënë vendin

‘’Fillimisht në këtë fabrikë punohej me metale, dhe tani ata kanë vetëm katin e parë dhe unë me një shokun tim kemi marrë në zotërim katet e fundit. Nuk e dimë nëse ka të tjerë në zonë që merren me këtë gjë, sepse siguria është shumë e rëndësishme dhe ka kosto të larta,”-thotë Olta.

“Nëse shikon dhomën të duket sikur je në bordin e një anije kozmike. Diçka negative është zhurma e tmerrshme që vjen nga ventilimi. I domosdoshëm, pasi “mining” i një kriptomonedhe përcjell dhe përhap shumë nxehtësi nga e gjithë energjia që përdor. Kështu, ventilimi ndalon që sistemi të shkatërrohet.”

Olta bashkë me kolegun e saj në “minierë” tregojnë se një sistem prodhimi zgjat nga 3 në 4 vite dhe pajisjet duhen ndërruar. Një lloj llogaritësi (pajisje e përdorur për të krijuar Bitcoin) që kryen një operacion specifik, në mënyrë të shpejtë, kushton rreth 2.000 dollarë.

Qartësisht, e gjithë kjo për Oltën nuk është më vetëm një kalim kohe, por një biznes me fitim dhe rrezik mbi supe.

28 vjeçarja shqiptare tregon për “SI”: “Duhen afërsisht 10 min për të prodhuar 1 Bitcoin. Në ditë mund të prodhohen rreth 50 të tilla. Numri i përdoruesve të kriptovalutave, përfshirë Bitcoin dhe produkteve të tjera ka arritur në mbi 100 milion. 10% e popullsisë në të gjithë botën zotëron Bitcoin. Ato që kemi krijuar ne janë përdorur për qëllime te ndryshme. Disa janë rishitur vetëm për të paguar kostot aktuale të qirasë, ndërsa të tjerët i mbajmë duke pritur që çmimet të dyfishohen e pse jo trefishohen.”

Në Bitcoin nuk besojnë vetëm kompanitë e mëdha, por edhe mijëra njerëz normalë që kanë profesione të ndryshme por që mblidhen në grupe, ku jepen këshilla gjatë gjithë ditës. ‘’ Shpresoj që Bitcoin të legalizohet dhe pastaj shpresoj t’i përdor ato qetësisht në jetën e përditshme. Më shumë se sa një treg ekonomik për të investuar njerëzit që e kanë në përditshmërinë e tyre, Bitcoin duket të simpatizohet së tepërmi edhe nga njerëz larg tregjeve ekonomike apo botës së biznesit. Së fundmi shumë kompani tregtare, banka apo ndërmjetës financiarë kanë pranuar pagesat dhe transaksionet e Bitcoin si të ishte një valutë e një shteti fqinj dhe të duhet ta këmbesh në monedhën vendase.

Ndonëse, shumë ekonomistë thonë se kriptomonedha i duket një “flluskë” që mund të plasë na momenti në moment, e të hedhë përtokë të gjithë ata që kanë investuar në të. Përfshirë këtu Oltën, kolegun e saj dhe shqiptarët e tjerë që lobojnë në informalitet./Gazeta SI