Rrëfimi i padëgjuar i pronarit të ‘Shtëpisë së Verdhë’: Një serb ma kërkoi më qira, ja si shkoi aty Dik Marti

311

Mersin Katuçi thotë se shtëpia e tij është shfrytëzuar nga UÇK’ja, që ka Iuftuar për lirinë e Kosovë, e jo si spital për traf ikimin e organeve, siç pretendonte Marty. Mersin Katuçi, i zoti i ‘Shtëpisë së verdhë’, e cilësuar nga raporti i Dik Marti, i intervistuar nga Top Channel, për kontrollin në shkurt të 2004 aty, në kërkim të njollave të gjakut apo shiringave.

Sipas tij, autoritetet dyshonin se shtëpia ishte përdorur si spital. Por Katuci e hedh poshtë një gjë të tillë. Ai madje kërkon zbardhjen e plotë të kësaj padrejtësie. Katuci kur ju për herë të parë e morët vesh se janë ngritur aku za se në këtë shtëpi UÇK-ja kishte ndërmarrë tr afik organesh?

Më 4 shkurt të vitit 2004, këtu, pranë banesës sime është ushtruar një kontroll. Bashkë me prokurorin e Rrethit Mat, zotin Arben Dyla që sot ndodhet prokuror në Rrethin e Kavajës, me poIicinë e rrethit, me inspektor zone zotin Astrit Pelesha dhe policinë e rrethit. Po Dick Marty ka qenë ndonjëherë këtu? Po, ka ardhur në Tiranë dhe ka kërkuar nga shteti shqiptar një vendim, ato nuk ia kanë dhënë. Në mënyrë kontrabandë, poIicia e Rrethit Mat, prokuroria e Rrethit Mat kanë telefonuar që këtu do të bëhet një kontroll përsëri pas vitit 2004, unë nuk pranova.

Para disa orësh ata kanë ardhur këtu, kemi dalë bllokuar rrugën familjarisht. Jemi përballur me policinë dhe me shoqëruesit e Dik Martin, ai ka qenë i maskuar. Nëse keni parë gjatë rrugës ka var reza, shoqëruesit e atyre kanë dashur të zhvar rosin eshtrat e fshatit. Ata dëshironin të bënin ADN me eshtra shqiptarësh për t’i cilësuar si serbë.

Kjo është shumë e padrejtë. Për këto Iuftëtarët e UÇK-së, kanë bërë Iuftë të drejtë, se çfarë kanë bërë serbët në Kosovë e dinë e gjithë bota. Na kanë përfshirë, por ne nuk kemi lidhje fare. Në 99-ën këtu nuk ka shkel këmbë kosovari, në zonën tonë, ata kanë qëndruar në zonën e Burrelit. Kur u bë kontrolli që sapo më thatë, çfarë lloj kontrolli ishte?

Këtu është ushtruar një kontroll, në këtë banesë, brenda dhe jashtë kanë nxjerrë fëmijën, babanë tim të moshuar dhe një fëmijë tre muajsh i kanë nxjerr jashtë. Këtu kërkonin njolla gj aku, shiringa, pretendonin që kjo shtëpi ka qenë dikur spital, por kjo nuk ka qenë.

Ato në mënyrë barb are, bashkë me prokurorin e rrethit, kanë dashur të çanin dhomën, kanë hedh lëndë heImuese, i kam të shënuara në libra e gazeta. Na kanë lënë pa ushqim për 24 orë. Çfarë kërkoni konkretisht nga autoritetet shqiptare?

Kam kërkuar që nga ish- kryeministri Sali Berisha e deri tek kryeministri Rama, që të zbardhet e drejta e familjes time. Dua një dëmshpërblim moral. Dua që shteti shqiptar të ngre një ak tpadi në Gjykatën e Hagës, për të padrejtën që më është bërë mua dhe shtetit shqiptar. E kërkova disa herë kjo nuk është marrë parasysh fare.

Prandaj kërkoj edhe njëherë fuqimisht të gjithë shtetit shqiptar, i bëj thirrje kryeministrit Edi Rama që këtë familje ta ketë me dritën e syrit sepse më është bërë një padrejtësi e madhe, nëse është kryeministri i shqiptarëve, nëse është në parti me serbin, le të qëndrojë me ta.