Rritja e infeksioneve me Covid-19 në Gjermani, Merkel e ashpër: Do të ketë masa të reja për personat e pavaksinuar

113

Përkeqësimi i situatës së Covid në Gjermani ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e kancelares, Angela Merkel.

Ajo ka deklaruar se do të vendosen kufizime të rrepta për personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid.

 

“Do të ketë kufizime të rrepta për njerëzit e pavaksinuar”, ka thënë Merkel gjatë një takimi në të Unionit Kristian Demokratike (CDU).

Merkel nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së testeve ditore në vendin e punës.