“Sa thashetheme, Shqipëria është mrekulli”, dy binjaket zvicerane “mjaltë” për vendin tonë

94

Dy binjaket zvicerane të cilat zgjodhën si destinacion Shqipërinë pushimet e kaluara, kanë ndarë disa foto kujtim nga Shqipëia, teksa bënin akrobacion në bregdetin e Ksamilit.

Zviceranet Katia dhe Sofie Hartmann janë binjake, të cilat në Gjenevë njihen si studente të shkëlqyera në Universitet (UNI MAIL) në Bachelor, në drejtimin Communication Event Management.

Pas kthimit dhe para pushimeve në Sarandë, binjakët Sofia dhe Katia kanë folur për gazetën zvIcerane në shqip Le Canton27.ch; për bregdetin shqiptar, çfarë përjetuan dhe si e paramenduan udhëtimin e tyre.

“Para se t’ju tregoj gjithçka në detaje, duhet të them se vërtet kthehem me një imazh të bukur të këtij vendi! Padyshim që ekziston mungesa e infrastrukturës (rrugët, menaxhimi i mbeturinave …), por bukuritë natyrore, plazhet, uji i detit me ngjyra mahnitese, që ja kishte falë Zoti bashkë me ngrohtësine dhe mikëpritjen e vendasve ndaj turistëve, vërtete ia vlen për ta bërë këtë udhëtim rrugor drejt Shqipërisë…” shprehen binjaket zvicerane, duke treguar se dhe këtë vit kanë në mend të kalojnë përsëri pushimet në Shqipëri.

“T’ju themi të vërtetën, fillimisht kur arritëm ne në Shqipëri, në Sarandë nuk kishim aq fri.kë, por kishim një çik panik, ndoshta normale për njeriun kur shkon për herë të parë në një vend të panjohur. Në fakt për ne nuk ishte edhe aq e panjohur Shqipëria, kishim informacione të bollshme nga mediat por edhe nga shumë thashetheme.

Por, ne vendosëm t’ju besojmë miqve, kolegëve tanë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria që kemi në Gjenevë, prandaj edhe vendosëm të kalojmë pushimet verore në Shqipëi, dhe ashtu na doli. U bindëm si për plazhet ashtu edhe për sjelljet e mira të njerëzve. Po ashtu edhe ushqimi ishte shumë i mirë, i shijshem dhe i lirë.

Kemi shijuar gati të gjithë specialitetet shqiptare si flija, sarme dhe pite. Kemi kaluar dhjetë ditë shumë të mira në Ksamil të Sarandës. Kemi vizituar Syrin e Kaltër, pastaj Krujën e Skënderbeut, Vlorën e Ismail Qemajlit, Gjirokastrën e Kadaresë dhe vënde të tjera të mrekulleshme..”, thotë Katia Hartmann, binjakja “më e madhe”.

Ndërsa binjakja tjetër u shpreh: “Për të mos fshehur asgjë, kur arritëm me veturë, kisha frikë se e kisha idealizuar këtë udhëtim rrugor në Shqipëri dhe thjesht mund të zhgënjehesha. Kisha dëgjuar shumë thashetheme për Shqipërinë, por kur shkuam atje e kuptuam se ajo ishte propagandë nga njerez që nuk e njohin apo kurrë s’kanë qenë në këtë vend të shqiponjave”.