Saimir Tahiri dërgohet në ambientet e paraburgimit

94

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por ndryshe nga vendimi i parë, Tahirit i hiqet mundësia për konvertimi i dënimit në shërbim prove. Sipas vendimit të gjykatës ai do ta vuaj dënimin në një burg të zakonshëm 3 vite dhe 4 muaj burgim.

Pas vendimit të GJKKO është firmosur dhe urdhri i arrestit nga prokurorët dhe ish-ministri, Saimir Tahiri ka dalë me pranga në duar nga gjykata dhe është dërguar në ambientet e paraburgimit.

Pas dhënies së vendimit, ish-ministrit iu lejua telefoni vetëm për të kryer një telefonatë. Ai refuzoi të jepte një prononcim për media.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN I GJKKO

 Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 04.02.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi për çështjen me nr. 47 regjistri themeltar, datë 24.11.2021 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaed Çela, ku kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me ndryshimin si më poshtë: