Sali Berisha paralajmëron rikthimin e Jozefina Topallit: Ata që kanë kontribute janë të mirëpritur, ajo i ka të pamohueshme!

341

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur sot nga Shkodra se të gjithë ata demokratë që kanë kontribute, do të rikthehen në politikën aktive dhe në PD. Një ndër to tha Berisha, është dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ish-kryeministri u shpreh se edhe Arben Imami është rikthyer.

“Kam kënaqësi që fushatën këtu në Shkodër e udhëheq Arben Imami nga Tirana. Kërkesën për këtë e paraqitën nga këtu, nuk erdhi nga unë, pasi ai ka punuar në të kaluarën në Shkodër.

Të gjithë ata që kanë kontribute, janë të mirëpritur dhe do rikthehen. Jozefina Topalli ka kontribute të pamohueshme. Ne jemi për hapjen e PD-së për të gjithë ata që kanë kontribute në parti. Sikundër jemi për hapjen e partisë për njerëzit e vlerave.

Ne do nxjerrim në plan të parë rininë. Ky do jetë një qëllim tjetër ynë pasi ajo po ikën”, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.