Sekrete intimiteti: Çfarë fshehim nga partnerët tanë dhe pse!

114

Kur njerëzit përshkruajnë tiparet që ata duan në një partner romantik, sinqeriteti zakonisht vjen në krye të listës

Sidoqoftë, edhe pse duam partnerë që gjithmonë do të na tregojnë të vërtetën, shumë prej nesh fshehin gjëra në marrëdhëniet tona, veçanërisht për jetën seksuale.

 

Pra, sa njerëz po mbajnë sekrete seksuale? Çfarë po fshehin? Dhe pse po e mbajnë këtë informacion nga partnerët e tyre?

Një studim i fundit i botuar në revistën Sexuality & Culture u përpoq të zbulonte. Studiuesit anketuan 195 studentë për sekretet e tyre seksuale, shkruan Psychology Today.