Një femër e shenjës së Virgjëreshës mund të heqë dorë nga gjithçka, edhe nga bashkëshorti i saj, për të nisur një pasion të ri dhe nuk ka për ta vrarë mendjen për komentet apo paragjykimet e të tjerëve. Është një femër e vendosur për të kërkuar lumturinë, kudo që të ndodhet. Në momentin që një Virgjëreshë arrin ta njohë dashurinë e vërtetë, e vendos atë mbi gjithçka. Është e vetmja femër e aftë për të qenë tmerrësisht praktike dhe mrekullisht romantike.
Për një femër të kësaj shenje, gjithçka duhet të ketë një arsye, ose njëfarë logjike. Nuk ke për ta parë asnjëherë një Virgjëreshë të luftojë për diçka apo dikë që nuk i intereson. Ajo merr përsipër të bëjë diçka, vetëm kur ka një plan në mendje për çfarë dëshiron të arrijë. Në punë është shumë këmbëngulëse dhe praktike. Nëse e nis diçka, ajo bën maksimumin vetëm për ta nxjerrë atë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në një marrëdhënie, një Virgjëreshë kërkon qetësi, dashuri dhe pasion. Nuk është normale të shohësh një femër të kësaj shenje të qajë për një histori të së shkuarës, apo të vuajë për një dashuri platonike. Për të, ajo që ka rëndësi është të ndihet e qetë, pasi nëse një mashkull del nga jeta e saj, është e sigurt që një tjetër do ta zërë vendin e tij./bota.al./fiks.al