Semi bëhet keq në “Big Brother”, Donald Veshaj i revoltuar: Nuk është shaka

59

Këngëtarja Semi Jaupaj është bërë keq gjatë mbrëmjes së djeshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Pas debateve mes këngëtares Sheila Haxhiraj dhe gazetares Rudina Demneri (Paloma), Semi nuk është ndjerë mirë dhe ka nisur që të përjetojë ankth.

 

Pranë saj kanë ndenjur aktori Donald Veshaj dhe vetë Sheila, ndërsa e shqetësuar për shëndetin e saj është shfaqur edhe Arjola Demiri.

Edhe pse fillimisht në gjendje të keqe, më pas këngëtarja u qetësua.

“Lëre se bëhet me keq. Ka pirë kokërr më beso. Se nuk është shaka, të gjithë qeshin,”-tha ai.

Të njëjtin episod pak net më parë e ka përjetuar edhe këngëtarja Filloreta Raçi, aq sa banorët kërkuan që të thirrej ambulanca.