Serbia voton kundër Rusisë/ Kalon rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA-së, 141 vota pro, vetëm 5 kundër

331

Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi me 141 vota pro, 5 kundër dhe 35 abstenim rezolutën që mbështet paqen në Ukrainën.

Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë votën pro edhe të Serbisë, një aleate e vjetër e Moskës.
Kjo rezolutë kërkon ndalimin e sulmit rus në Ukrainë, por nuk ka fuqi detyruese për Rusinë. Vota pro e Serbisë është një ndryshim i fortë i Beogradit, që me këtë votë doli kundër Rusisë për here, aleatit të saj historik. Ndërkohë Rusia ka marrë mbështetjen e vetëm 4 shteteve. Kundër rezolutës votuan Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia.

Shqiëria ka marrë nga Shtetet e Bashkuara rolin e pendmbajtësit në nismat në Kombet e bashkuara. Me herët, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë autore të dy rezolutave që kaluan në Këshillin e Sigurimit. E para u rrëzua me veton e Rusisë, por u votua pro nga 11 anëtarë të Këshillit. Edhe e dyta morri të njëjtat vota. Rezolutat dënonin sulmin rus të Ukrainës./asutimes.com.al