Servisit të tij iu vendos tritol, flet pronari: Nuk kam konflikte me askënd

62

Pronari i servisit të telefonave në zonën e Yzberishtit, aty ku ndodhi shpërthimi me tritol, Olsi Isufi është shprehur se nuk ka konflikte me asnjeri.

Për ‘News 24’ ai ka pohuar se pasi ka rënë alarmi në dyqan ka kuptuar se diçka ka ndodhur në biznesin e tij.

Isufi ka shkuar në mesnatë në polici ku ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa ka pohuar se nuk dyshon te asnjë njeri.

Dyqani është i pajisur me kamera sigurie dhe ka filmuar gjithë momentin, si dhe autorin e ngjarjes.