Shëndeti Puna dhe Dashuria ja çfarë thonë yjet për gjitha shenjat/ /Horoskopi i ditës së hënë 29 Gusht 2022

191

Disa ëndrra janë bërë për t’u mbajtur mend, ca të tjera për për t’u harruar, kurse disa të tjera flenë tek gjithësecili prej nesh derisa një forcë, herë e dukshme dhe herë e padukshme guxon t’i nxjerrë në dritë. Mos mendoni se ëndrrat shihen sy hapur apo vetëm kur flini gjumë, shenjat e horoskopit për shembull ëndërrojnë falë energjisë kozmike. Le t’i zbulojmë së bashku:

Dashi: Dashi ëndërron të bëhet një lider i suksesshëm dhe të realizojë projekte të mëdha, për të cilat të mbahet mend gjatë.

Demi: Të lindurit në shenjën e Demit ëndërrojnë të luftojnë frikërat e brendshme dhe të kenë siguri në të gjitha fushat e jetës.

Binjakët: Binjakët ëndërrojnë të mësojnë sa më shumë gjëra të reja dhe të provojë eksperienca të ndryshme. Vazhdoni kështu!

Gaforrja: Gaforrja ëndërron të gjejë një ditë dashurinë e vërtetë, atë që zgjat përgjithmonë dhe të ketë një familje të bukur e të shëndetshme.

Luani: Luani njihet si një ndër shenjat udhëheqëse të horoskopit, por në dallim nga Dashi nuk vuan as për pushtet e as për të qenë i parë. Dëshira e tij më e fshehur është të kujtohet si një njeri i mirë. Na habiti ky Luani, apo jo?

Virgjëresha:  Duke qenë shenjë këmbëngulëse dhe punëtore, në përgjithësi i realizon të gjitha ëndrrat e saj. Por dëshira më e madhe është të ketë një familje të bukur dhe të japë e marrë sa më shumë dashuri.

Peshorja: Peshorja dëshiron të krijojë balancë në çdo hap të saj dhe të bëjë bamirësi. Nëse çdo gjë shkon në ekuilibrin e duhur, një Peshore do ndihet shumë mirë dhe e realizuar.

Akrepi: Dëshiron të jetë në krye të çdo gjëje dhe të rregullojë të gjitha mosmarrëveshjet.

Shigjetari: Shigjetarët janë shumë socialë dhe ëndërrojnë të bëjnë ndryshime pozitive edhe në jetën e të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim.

Bricjapi: Një Bricjap ka shumë dëshirë që të tjerët të admirojnë punën e tyre. Njihen si shenjë që punon fort.

Ujori: Ka një dëshirë të madhe të dalë nga turma dhe të njihet për guximin e tij. Ujori dëshiron të mos bëjë çdo gjë që të tjerët bëjnë. Ata guxojnë për të ndryshuar jetën e tyre, pa bërë krahasime me botën që e rrethon.

Peshqit: Dëshira e tyre e fshehtë eshtë që ëndrrat dhe fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet. Peshqit njihen si shenjë që në shumicën e kohës jetojnë duke ëndërruar. Dëshira më e madhe e tyre është të zgjohen dhe t’i bëjnë në realitet gjërat që kanë në kokën e tyre. Zgjohu nga ëndrrat dhe jeto jetën!