Një sherr banal ka përfunduar me një të plagosur në Durrës. Raportohet se dy të rinj në gjendje të dehur janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin.
Kjo ka bërë që njëri prej tyre të nxirrte thikën duke goditur personin tjetër, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende motivet e përplasjes mes dy të rinjve. Autori është ndaluar nga Policia, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.