Shpati dhe Dea çifti më i ri në BB VIP? Jori përhap lajmin: I gjeta duke u puthur në buzë

91

Shpati dhe Dea çifti më i ri në BB VIP? Jori përhap
Ditën e sotme, Dea Mishel, Jori Delli dhe Shpat Kërleshi kanë vendosur që t’i bëjnë një rreng Armaldo Kllogjerit. Ata bënë një plan që të bënte Maestron të besonte se Dea dhe Shpati janë puthur në buzë.

Modelja e njohur ishte ajo që “shpërndau” lajmin fillimisht te Armaldo dhe më pas në të gjithë shtëpinë. Jori supozoi se ka shkuar në dhomën e gjumit dhe i ka parë Shpatin dhe Dean duke u puthur dhe kaq mjaftoi që shtëpia të cilësojë ata të dy si “çiftin më të ri të BBV”

Pjesë nga biseda:

Jori: Ku u futa unë ata ishin duke u puthur. Unë bëra sikur nuk i pashë.

Armaldo: Po, a e ka puthur atë? Janë puthur? Ky është lajmi, nuk ka rëndësi se si.

Olta: Janë puthur vërtet? Po jo me gjuhë.

Armaldo: Po jo moj se nuk puthen ashtu që në fillim.

Jori: Ishte një gjë e ëmbël, se ai e kishte dorën kështu (vë dorën te beli i Oltës), dhe ishte shumë e ëmbël.

Armaldo: Do ju tregojmë të tjerëve? Plasën çokollatat edhe andej

Jori: Shkova te dhoma e rrëfimit me Dean edhe thashë, shpjegova. Mora Shpatin dhe ishim të tre te krevati dhe thashë që do bëj dush. U ktheva prapë dhe po i lexonte Dea një poezi dhe janë puthur

Armaldo: Janë puthur buzë më buzë. Një çift i ri në shtëpinë e “Big Brother”

Jori: Ishte shumë në vështirësi.

Kristi: Ishte puthje pasiononte?

Armaldo: Çift i ri në shtëpi!