Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për efektivët e policisë, të cilët u ndaluan pak ditë më parë pas një aksioni të SPAK, pasi akuzohen se shpërdoruan detyrën.
Gjykata jep ‘arrest në burg’ për Durim Murjan, ‘arrest në shtëpi’ për Jashar Shehun dhe Arjan Ballën. Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për Krenar Gjokutajn.