Shpërthim në një fabrikë në Rusi, të paktën 16 të vdekur

82

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një fabrikë të Rusisë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Emergjencave.

Raportohet se incidenti ka ndodhur në një fabrikë baruti dhe shkak është bërë mosrespektimi i procesit të duhur teknik.

Autoritetet policore dhe prokuroria ruse ka nis hetimet rreth ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe thuhet se janë në kërkim të personave që rezultojnë ende të zhdukur.