Shpërthimi me tritol në Fier, banorët: Ishte mesazh për dikë, pronari i shtëpisë 90 vjeç, s’ka konflikte

79

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një banesë në një pallat iu vendos tritol në derën e shtëpisë.

Tritoli është vënë në banesën e Asqeri Hyskaj, i cili prej 25 vitesh jeton në Itali dhe është 90 vjeç. Banorë thonë se Hyskaj jeton jashtë dhe se nuk ka asnjë problem me askën, teksa shprehen se kjo mund të ishte një paralajmërim për dikë tjetër.

“Shumë fare, çfarë thua a u trembëm? Familjen e Asqeriut e njohim, këtë verë u kthye, ka tre vajza, vijnë vit për vit që jetojnë në behar aty. Mendova se më plasi dysheku i korentit, i kemi vënë një derë hekuri derës, kishte dalë matanë nga shpërthimi. Asqeriu është 90 vjeç njeri, qysh si ka qenë. Kanë shumë vite në emigracion, dhe vijnë këtu çdo verë, ai ska pasur probleme, është alamet burri, ti thua…”, shprehet një e moshuar.

“Asqeriu kishte 25 vite që jetonte në Itali, është çarë soleta e pallatit, nuk ka të rinj në këtë pallat. Është sinjal për dikë mendoj unë, se për kë duhet ta gjejë policia” u shpreh një tjetër.

Policia po nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kanë sekuestruar edhe disa kamera.