SHPËRTHIMI te Komuna e Parisit/ “Range Rover-i” hidhet në erë me TRITOL, makina ishte parkuar poshtë një pallati (FOTO)

51

Një “Range Rover” ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në zonën eKomunës së Parisit.

Mësohet se mjetit me targa AA 199 YS ka qenë i parkuar poshtë një pallati në momentin që ka ndodhur shpërthimi.

Mjeti është në pronësi të shtetases R.K. teksa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia dhe ambulance ndodhen në vendngjarje.

“Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes\”, njofton policia.