Shpia e Zotit dhe e mikut ku besa i jepet t’mirit e t’ligut’ Shkruar nga Prof. Gjon Frani Ivezaj

397

Shpia e Zotit dhe e mikut ku besa i jepet t’mirit e t’ligut

Shkruar nga Prof. Gjon Frani Ivezaj
4 Mars 2022

 

Na ka rastisur të gjithëve të dëgjojmë tek thuhet se: “Shtëpia asht e Zotit dhe e Mikut” por rrallë kemi marrë guximin të pyesim se nga e ka zanafillen dhe si ka zënë vënd në gjerdanin e mirsjelljes së malsorëve ky tokfjalësh kuptim plotë për ta. Për të gjetur një përgjigje në lidhje me këtë shprehi të zënë vënd në zakonet e malsorëve fillimisht duhet t’u referohemi kanuneve të shkruara si alternatva më bindëse për kohën, por jo shteruse pasi malsorët e Malësisë së Madhe si ligjësi jete qysh në lashtësi kanë patur “Të drejtën zakonore”, e cila si kusht të saj lejonte të transmetohej ndër breza vetëm si trashëgimi gojore dhe kurrsesi e shkruar. Madje nëse dikush do guxonte ta shkruante këtë ligjësi, mbi të do të binte një mallkimi zakonor të cilin do ta shpaguante me dëme në familje apo do ta paguante me jetën e vet. Në kulturën e malsorëve të kodifikuar me një dmth-nje mirsjellje apo edhe etikë jete gjinden edhe shumë shprehi të tjera si: “N’lavdë e n’pushkë, n’besë, n’jetë e në nder” nuk lejohet të preket apo sprovohet burri, çka lë të kuptohet se malsori e jep jetën para nderit gjë që i rëndit edhe kodi i ligjit sipas vlerës peshës dhe virtytit që mbajnë secila prej tyre. Kështu, “nderi i marrun nuk shperblehet me gja, por asht me të derdhun të gjakut” e marrja e gjakut paguhet me jetë. Në rast se këto kode jete mbahen ose thyhen atëherë thuhet se “del i miri prej të keqit e i keqit prej të mirit” sipas rastit kur din me pritë e me qitë i cili mikun e pret me nderë si e ka zakon malsori me: “ bukë e krypë e zemer t’bardhë”. Malsori mikut të zemres i lëshon shpinë, i lëshon votren dhe kryet e vendit. Detyra si Zot shpie e ngarkon me e percjell mikun deri ku të lypë Ai (zakonisht në shtigjet ku ndahen malet) me dëshirën e vet. Sipas “Ligjit të Maleve” çdo malsor ka detyrim moral që nderin ma te madh me ia ba mikut. Ligji i Maleve për mik njef çdo njerin që të thërret në derë e nuk hyn pa thirrë, as pa e ftu. Ai mund te jete vendas a i fisit, mik i njohur apo edhe anmik. Miku i çdo besimi kjoftë kur t’i thërrasë prej së largu, apo tek dera të zotit të shpisë ai asht miku i asaj shtëpie.
Sa ma i larget te jete miku , aq ma i madh duhet ti jepet nderimi dhe të mbrohet si një gja e shenjtë. Shqiptari ka nji nderim të madh për mikun që i bie në derë, sa të shkrihet me gjthë çka ka , po guxoi kush me i ba ndonji dhunim, derisa ta percjellë atje ku do miku..
Po e gjeti gja mikun, i thehet në dorë atij të cilit i hangri bukën e mbrame ose atij që asht tu e percjellë; e ai që e dorzoi , i ban za atij ai që e muer me e percjellë: “Ç’ma bane ate mik , qe ta dorzova shndosh”.
Të pritet si mik edhe kur “Veç nji gacë po i dhe për me ndez çibukun a cigaren apo e ngau kush, thuhet se të pritet në dorë ai mik” Edhe gjaks (ai që tka vra) po të jetë e ta xuni emnin afër shpisë tande në çast të ngushtë, po ta gjet gja e ligë, të pritet në besë si mik.
Për malsorin akti ma i randë asht mikpremja..Ky akt të korit e të merr nderin e kullës. Të tilla raste Kulla e Zef Prel Marashit ka patur pafund ku veç mikpritjes me buk e krypë e zemër për dashamirësit e Kullës në besë ka strehu edhe gjaksin e djalit shoq te dera dhe urdhresen e maleve nuk ka pranu me thy. Mikpritja e vesh Kullën e malsorit me lavdë, me besë e me nderë nda edhe për mikpritjen malsori jepte besë të plotë sipas kodit të saj.
Besa Malsorit kishte këto rregulla të cilat mesoheshin si dituri jete. Një varjant i besës është edhe probatinia me anë të gjakut e cila ka një veçori krejt të rrallë në pranim të mikpritjes.
Kur në oborr hyn miku, bzanë (thrret me za)..-a pret miq o i zoti shpise!Mireseerdhe e zpaça me nder o mik.Ky varjant është edhe këngë ekënduar me lahutë dhe titullohet “ Besa e Malsorit”
Shpia e zotit dhe e mikut, e pa miq Zoti mos na lashte. Ç’e mirë t’pruni ty n’kto anë, a ke noj hall a naj shtërgesë që ma ke msy deren e shpisë.
Me të pamë sy në sy i përgjigjet..
I thrret emrin edhe shton: n’dor t’tane sot kam ra
kam nji hall unë sot me ty, e veç
me ty kam ardhe me kja, jo me të vra as me t’ranue por me t’lyp besë e me t’naltue, se dikush prej jush n’dorë maasht lshue.
Dhanë i kam besën me nimue,
N’besen t’Zotit besë t’kërkoj.
E “Besen” e burrit unë ta lshoj
Kam ardhe une pra, vllazen me u ba
N’besë të Zotit për mos me u nda
S’njfna si vllazen;
po vllazen me u ba
t’miren e t’keqen bashkë me nda
Heu more mik n’gusht me ke zanë.
Por t’kam mik buke e skam ka ja mbaj.
Probatinia na kjoftë për hajr. Këto kode jete e shfaqin ma smiri forcen e Ligjit të Maleve e cila i kushtëzon malsorët në mënyrën e jetesës dhe sidomos në detyrimet familjare e sociale. Këto ligje kanë ardhur që nga lashtësia të pa ndryshuara deri në ditët tona e për këtë ne malsorët pasardhës të tyre u jemi mirnjohës të parëve tanë për këtë pasuri shpirtërore e sociale që na lartësojnë si rracë superjore në virtyte e në gen.