Shprehjet që nuk duhet të përdorni kurrë nëse refuzoni dikë

81

Kur e refuzoni dikë, mos i përdorni këto dy fraza!

Refuzimi, veprim i vështirë, por që ndonjëherë është i pashmangshëm. Sido që te mendoni, ndonjëherë nuk është e lehtë të jeni personi që e refuzon dikë.

Për këtë arsye, ekspertë të ndryshëm janë munduar të gjejnë mënyra se si të merremi me refuzimin.

Pasi që është i pashmangshëm, të paktën duhet të dimë se si të sillemi në mënyrë që të mos ta lëndojmë të refuzuarin apo refuzuarën.

Kësisoj, ekspertët kanë përpiluar një listë me dy frazat të cilat nuk duhet t’i thoni kur e refuzoni dikë:

“Do të dëshiroja por…”

Kjo është frazë ku ju përpiqeni të shfaqni keqardhje, prandaj shmangeni sepse me këtë frazë e dekurajoni atë person.

Gjithashtu, kur ju jeni personi që e refuzoni dikë, kjo do të thotë se ju jeni përgjegjësi. Dhe duke e përdorur frazën “do të dëshiroja por…” ju e ulni rolin tuaj në atë mënyrë që shtireni sikurse kjo të mos ishte varur nga jo.

“Fatkeqësisht…”

Në një mënyrë të njëjtë, edhe kjo frazë jua ulë nivelin e kontrollit që e keni në refuzimin e një situate. Mundësitë janë se nëse jeni duke e refuzuar dikë, jeni duke e bërë këtë për një arsye të fortë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk është fatkeqësi.