Shqiponja e trajnuar nga 23-vjeçari nga Gjakova (VIDEO)

68

Me profesion është infermier, por prej më shumë se një vjet, Taulant Berisha nga fshati Lipovec i Gjakovës i përkushtohet pasionit të tij.

Tash e pesë muaj në oborr ai e mban një shqiponjë të cilën e ka trajnuar, duke përmbushur kështu një dëshirë fëmijërore.

Si një shpend grabitqar, shqiponja ka shumë karakteristika, për të cilat Taulantit iu desh të informohej se si ta mbante e të kujdesej për të.

E mori që kur ishte 1-muajshe, andaj thotë të jetë miqësore me njerëzit.

Ndërsa të veçantë, 23-vjecari e përshkruan lidhjen që ka krijuar me të.

Taulant Berisha është pjesë e “Albanian Falconry”, grup që synon të informojë rreth të ashtuquajturit “sport i skifterimit”.