SHQIPTARËT NGRENË LABORATOR KOKAINE MBI KOPSHTIN E FËMIJËVE

140

Shqiptarët po bëjnë ‘bujë’ në çdo cep të globit, e nuk kanë lënë vend e forma për të ‘rritur’ biznesin e tyre të kokainës.

Këtë here bëhet fjalë për një bandë shqiptaro-kolumbiane, vendndodhja e së cilës është në Amsterdam të Holandës.

Portali NOS konfirmon se kjo bandë, e cila kiste krijuar një laborator kokaine mbi kopshtin e fëmijëve është kapur nga efektivët.

Operacioni u krye në një kompleks apartamentesh në lagjen Ijburg.

Të dyshuarit u arratisën nga ballkoni dhe çatia, por policia i kapi pak më vonë.

20 kg kokainë dhe pajisje për pastrimin, u gjet në laborator, si dhe 360 litra kimikate dhe materiale për paketimin e drogës.

Personat janë nga mosha 24 deri në 53 vjeç dhe janë nga Shqipëria, Ekuadori dhe Kolumbia./Allnews.al