Shqiptari gjen kuletën e aktores së famshme amerikane me 2 mijë dollarë brenda, ja çfarë bën me të

202

Gazetari i CNN, Bill Weir ka treguar sesi një shqiptar nga Kosova ka gjetur një kuletë me një shumë të majme parash e ka kthyer tek pronari.

Gazetari me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se shqiptari kishte gjetur një kuletë me 2 mijë dollarë dhe kur pa kartën e identitetit zbuloi se i përkiste aktores së njohur, Meryl Streep. Ai menjëherë ia ktheu paratë aktores së njohur.

“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir në postimin e tij.

“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu nga Kosova kur ka biseduar me gazetarin e CNN.

Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar deri në insistimin e Streep që ta pranojë atë./Shqiperiaime.com.al