Shqiptari i kërkon policisë italiane që ta burgosin sepse jeta në shtëpi është ‘e padurueshme’

158

Një burrë, i cili po vuante dënimin me arrest shtëpie, shkoi në një stacion policie dhe kërkoi që ta fusnin në burg sepse jeta në shtëpi me gruan ishte e padurueshme, thanë karabinierët.

30-vjeçari shqiptar, i cili jeton në Guidonia Montecelio pranë Romës, “nuk mund ta përballonte më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij”, thuhet në një deklaratë të karabinierëve të Tivolit, sipas Euronews.

“I acaruar nga kjo situatë, ai ka preferuar të arratiset dhe të paraqitet spontanisht te karabinierët për të kërkuar vuajtjen e dënimit pas hekurave”, shtuan ata.

Burri kishte qenë në arrest shtëpie për disa muaj për krime të lidhura me drogën dhe pritej të qëndronte atje edhe për disa vite të tjera, tha për AFP kapiteni Francesco Giacomo Ferrante.

“Ai jetonte në shtëpi me gruan dhe familjen. Nuk po shkonte mirë,” shtoi ai. “Ai tha: ‘Dëgjo, jeta ime në shtëpi është bërë ferr, nuk duroj dot më, dua të shkoj në burg’’.

30-vjeçari u arrestua menjëherë për shkelje të urdhrit dhe organet e drejtësisë urdhëruan transferimin e tij në burg.