Shtëpia kthehet në arenë bastesh, banorët të sigurtë për pretendimet e tyre

50

Në shtëpi ka vetëm një mision, të gjehen dy “Ninxhat” e natës.

Dy prej banorëve janë zgjuar në orët e vona të natës dhe kanë shkatërruar thuajse gjithçka.

Banorët duhet të gjejnë se cilët janë dyshja e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”.

Në disa momente ata u shfaqen të sigurtë për dyshimet e tyre dhe si zgjedhje për ta vërtetuar këtë janë treguar të gatshëm të vendosin edhe baste me njëri-tjetrin.

Shtëpia është kthyer në një arenë bastesh, teksa Donaldi dhe Monika kanë bërë pakt me Einxhel.

Donaldi i përcaktoi Einxhel se nëse ajo do të ishte “Ninxha” do të ishte në dispozicin të tij për 24 orë.

Në shtëpi e vetmja temë diskutimi është ky mison, i cili do të përcaktojë edhe buxhetin e tyre javorë.