Shtohen numri i urgjencave mjekësore/ Si paraqitet situata në spitalet Covid

285

Paraditen e sotme pranë spitalit Infektiv janë paraqitur 7 raste urgjence. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi në një lidhje direkte për ‘News24’ se urgjencat kanë qenë raste të rënda të moshave mbi 65 vjeç.

 

 

Sipas tij, në spitalet COVID1 dhe COVID 3 janë 130 të shtruar, ndërsa mes tyre ka dhe forma të rënda. Po ashtu, mes pacientëve janë edhe dy të rinj, një 17 dhe 27 vjeçar, me dy doza vaksine Pfizer.

Ndërkohë, mjekët konfirmojnë se deri më tani në spital nuk ka asnjë person të riinfektuar me COVID-19.