“Shumë e zhveshur”, modelja turke nuk lejohet të hipë në avionin amerikan

74

Një bodybuilder dhe modele fitnesi turke që jeton në SHBA është ndaluar të hipte në një fluturim në Teksas, pasi stafi e konsideroi veshjen e saj si shumë të papërshtatshme.

26-vjeçarja Deniz Saypinar, e cila u zhvendos në SHBA për të shmangur mjediset konservatore në vendlindjen e saj, mbeti në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas/Fort Worth në shtetin amerikan të Teksasit.

E indinjuar, Saypinar ndau me një milion ndjekësit e saj në Instagram këtë histori: “Ju kurrë nuk do ta besoni atë që më ndodhi në Aeroportin e Teksasit.

Si ishte veshur modelja
Më pëlqen të vesh rroba femërore që zbulojnë linjat e mia, por kurrë nuk vishem në një mënyrë që të ofendoj ndokënd. Unë jam mjaft e pjekur dhe e civilizuar për të ditur se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të vesh”.

Saypinar është një modele e famshme fitnesi dhe sipërmarrëse. Ajo ka punuar si trajnere personale për shtatë vjet dhe është qytetarja e parë jo amerikane që ka fituar Konkursin Kombëtar të Fitnesit të Bikinit në 2021.

American Airlines Accused Of Banning Turkish Bodybuilder Over “Offensive”  Attire

Deniz Saypinar | Beautiful Muscle Girls

deniz-saypinar-003-edited - American Eye