Si është e mundur?! Fatmir Mediu me të birin fituan milionat me menazhime energjie, nafte, ndërtime, lobime të huaja, populli u varfërua

146

Ndërsa shqiptarët po “ulë.rijnë” nga irri.timi dhe nev.eria, se përse as drejtësia e re nuk pranoi ta gjykojë Fatmir Mediun, për mas.akrën ç’njerëzore në biznesin e Gërdecit; fiks para 1 viti, më 29 korrik 2020, ai ka hapur një biznes privat pa kosto, por me shumë fitime.

Sipas Regjistrit Tregtar në Tatime, rezulton se Fatmir Mediu dhe i biri i tij, Even Mediu, që jeton me vilë pronë private personale në Vjenë, kanë krijuar firmën “EM Consulting’s shpk” e janë ortak me nga 50% të aksioneve.

Në terma biznesi, firma “EM Consulting’s shpk” e Fatmir Mediut dhe djalit të tij, Even Mediu, ka licensë për konsulencë e menaxhim energjie; asetesh e projekte investimesh strategjike në naftë miniera, ujë e biznese pa dallim, por dhe për investime të huaja e deri menaxhim marr.ëdhën.iesh politiko-ekonomike ndërkombëtare të çdo lloji.

Firma është aktive prej 1 viti, por as në tatime dhe as në QKB, nuk ka të pasqyruar asnjë të dhënë financiare; sikur nuk ekziston fare; kur sipas burimeve tona, me këtë firmë, Fatmir Mediu po korr miliona lekë në rrugë ilegale, të cilat nuk i deklaron.

Paçka se nuk ka aktivitet financiar në letra, Fatmir Mediu nxjerr miliona lekë, duke marrë punë nga biznesmenët që marrin PPP e tendera, të cilat në bilance i pasqyrojnë sikur i kryejnë vetë.

Për këto pazare me bizneset, ministri i Gërdecit është favorizuar nga ministrat aktualë që kanë projekte, investime, koncesione e tendera; të cilëve, Fatmir Mediu, u ka bërë ndere me tendera, pasuri e punësime, kur ka qenë ministër në us.htri e mjedis; por edhe për shkak të pazareve të tjera si deputet e lidhjeve që ka si kunat i Celibashit të KQZ.

Favorizimi, ose më saktë sek.seriz.imi shoqëror me oli.garkët dhe bizneset, për t’i dhënë Fatmir Mediut miliona lekë; bëhet nga ministrat Ahmetaj, Denaj, Ekonomi, Kushi, Balluku, Peleshi, Klosi e Manastirliu, të cilët kanë 70% të fondeve buxhetore të PPP-ve dhe tenderëve.

Ky se.kse.rizim, nuk bëhet troç e brutalisht, si në kohën e Argitës, Damir Fazlliçit, Rulit, Mediut, Fahriut e Agron Kuliçiajt; por duke përdorur lehtësira e pengesa ndaj bizneseve, si presion për t’i dhënë punë pa kontratë, firmës “EM Consulting’s shpk” të ish-ministrit të Gërdecit.

Por kryesore në pazare, është gruaja e tij Xhuljeta Mediu, me detyrë aktuale Shefe e Sektorit të Statistika-Komunikimit Elektronik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku skedohen e dorëzohen ofertat për tenderat; e cila bën dhe kërkon ndere.

Si administrator të biznesit “EM Consulting’s shpk”, Fatmir Mediu ka caktuar nipin Sention Zotaj nga Fieri, ish-Drejtor i Financës, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve në ish-Ministrinë e Integrimit, si anëtar kryesie i LSI, sponsor dhe menaxher votash i kësaj partie në Fier.

Mirëpo Fatmir Mediu, gjatë takimit me kryeministrin Avdullah Hoti në Kosovë më 18 nëntor 2020, kishte në delegacion dhe nipin adminstrator të firmës; të cilin e prezantoi si N/Kryetar të Këshillit Politik të Partisë Republikane, ndërsa për një vizitë në SHBA, nipçes ia refuzuan vizën

FAKT/ Zyrat e biznesit të Fatmir Mediut, janë te zona ish-Bllokut, në katin e dytë të kullës “EGT Tower”, me sipërfaqe 210 m2; në pronësi të djalit të tij, që thuhet se e ka blerë me kursimet nga paga e babait, kur ishte ministër i Gërdecit./Pamfleti./gazetaz.com