Si është të kesh ‘odontofili’ – Një fetish për dhëmbët!

110

Në thelb, odontofilia është një fetish për seksin që përfshin dhëmbët, sipas psikoterapisti ttë certifikuar të seksit dr. Lee Phillipps.

“Mund të variojë nga të parit e dhëmbëve të partnerit/es gjatë seksit, në thjesht të vështruarit e dhëmbëve të dikujt në përgjithësi. Ju mund të mos jeni duke bërë seks, por mund t’ju japë një lloj zgjimi”.

Fetish mund të përfshijë çdo gjë, nga fokusimi në dhëmbët e dikujt në mes të bisedës, deri te hapja e gojës së partnerit me pajisje dentare gjatë seksit.

 

Odontofilia mund të përfshijë gjithashtu “eksplorimin e dhëmbëve” në një dinamikë dominancë-nënshtrim, lëpirjen e dhëmbëve të partnerit, kafshimin e butë të lëkurës së tyre, ose – megjithëse ASKUSH NUK E REKOMANDON KËTË – heqjen e dhëmbëve të partnerit.

Ajo që nuk llogaritet si odontofili, sipas terapistit të shëndetit mendor dhe punonjësit social dr. Taryn Sinclaire, janë kafshimet apo ngacmimet në qafë, të cilat janë aktivitete seksuale mjaft të zakonshme.

Megjithatë, fetishizmi i dhëmbëve shpesh lidhet me një seks “të ashpër, kafshëror dhe agresiv” – sigurisht me pëlqimin e të dy partnerëve.

Si të eksploroni në mënyrë të sigurt një fetish për dhëmbët?

Ashtu si me çdo aktivitet seksual, ka mënyra të drejta dhe të gabuara për t’u përfshirë në aktivitete odontofiliake.

Së pari, komunikoni me partnerin tuaj dhe sigurohuni që të keni pëlqimin entuziast për gjithçka që planifikoni të provoni. (“Do të doja të prekja dhëmbët e tu. A është në rregull?”)

Partneri që po bën kafshimin duhet të zgjedhë një pjesë muskulore të trupit, si shpatullën. (Nëse po kafshoni një zonë të ndjeshme, si thithkat ose klitori, jini të butë!)

Është normale të keni fetishizma, që ndoshta njerëz të tjerë s’do i kuptonin. E rëndësishme është që në fund të ditës, ju dhe partneri/ja të jeni të kënaqur, pa bërë asgjë të rrezikshme!

Burimi: Men’s Health