Si? Ish-konkurrenti i BBV ndahet nga e dashura dhe lidhet me ish-banoren e shtëpisë?

38

Kledi Hysa doli para disa javësh shtëpia e “Big Brother VIP” javën e kaluar, pas një konfuzioni që kishte krijuar për jetën e tij private.

Ish-futbollisti tregoi se është i lidhur jashtë me një vajzë të huaj, por gjatë lojës, ai shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosajn.

Ndërkohë jashtë, ai është filmuar disa herë, shumë i afërt me një tjetër ish-banore, Sheila Haxhirajn. Madje, duket se kjo mund të jetë arsyeja që Kledi i ka dhënë fund lidhjes me vajzën gjermane, Khaoula Selmi.

Përflitet për një lidhje me Sheilën, Kledi ndahet nga

Dyshimet janë hedhur pasi ajo dhe modeli nuk ndiqen më në Instagram. Sa i përket marrëdhënies me Sheilën, Kledi tha në një intervistë se për të do të fliste në një moment të dytë, por nuk ka treguar ende se ç’po ndodh mes tyre. /News31

Kledi Hysa këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatoriN Ermal Peci. Ai foli për ngjarjen që ngacmoi opinionin publik mes historisë së tij të dashurisë jashtë shtëpisë më të famshme dhe Trixës. Ai nënvizoi se nuk e tha që ishte në një lidhje sepse Beatrix nuk e pyeti teksa sqaron raportin aktual me partneren.

“Ajo asnjëherë nuk më pyeti, a je në lidhje? Sepse në po bënim muhabet dhe s’mund të thosha që jam i lidhur. Ajo iku, le ta shijoj Donaldi. E dashura ime nuk erdhi prej problemeve me avjonin, jo se nuk donte. Kishte shkruajtur gjëra për mua por nuk u transmetuan. Jemi bashkë, të shohim për më tej.”

Ndërkohë ngjarjet kanë avancuar, mes Trixës dhe Donaldit kanë lindur ndjenja. Për këtë gjë, Kledi nënvizoi se në fillim mendoi së ishte një lojë, por që mesa duket diçka po ndodh mes tyre. Aktorja Monika Lubonja gjatë bisedave në shtëpi ka pohuar se Kledi qëndron në shtëpi për shkak të Arbana Osmanit, sepse kanë qenë shok në të njëjtën shkollë.