1.
“Unë dola me një djalë i cili donte që unë ta gënjeja dhe t’i thoja që vajzat nuk dalin jashtë sepse nëse dinte të vërtetën atij do t’i kujtohej sa herë ishte në shtrat dhe do ndjente neveri.
2.
Duke bërë xhiro më thotë se nuk beson tek të drejtat e grave dhe se i duken budallallëqe. Ok, kaq ishte dhe takimi ynë.”
3.
“Unë bëra një shaka që nuk tingëlloi mirë. Ai më pa dhe më tha që ishte shaka idiote dhe se unë po dukesha si budallaqe. Më tha të bëhesha e lezetshme ose ndryshe ai do të ikte.”
4.
“Dolëm në takim dhe ai më ftoi për një xhiro në shtëpinë e tij, që në fakt ishte shtëpia e ish-it. Mbi të gjitha po më bënte tur në shtëpinë e saj dhe më kërkoi të flija aty.”
5.
“Ai pa një pikturë të një sirene nudo dhe për 10 minuta ecte rreth e qark dhe bërtiste si fëmijë. Aëë!”
6.
“Në takimin e parë ai më pyeti nëse isha ende pjellore dhe mund të bëja fëmijë. Isha vetëm 32-vjeç dhe kisha një vajzë nga martesa e parë.”
7.
“Ai më fliste vetëm për rregulla dhe sesi unë po i prishja ato. Kur them rregulla e kam fjalën për temat e bisedave, derën që duhet t’i lija atij ta hapte, orët e takimi, etj. S’po e kuptoja nëse po dilja për qejf apo isha në punë.”
8.
“E urrej kur një djalë të korrigjon kur ti porosit një pijë. Unë porosita dhe ai ndërhyri për mua. Më ka ndodhur disa herë dhe është e shpifur. Ç’kuptim ka kjo? Acaruese!”