Si ta refuzosh dikë që të kërkon numrin apo Instagramin

88

Të gjithë kemi hasur dikë që këmbëngul në mënyrë të bezdisshme dhe ndonjëherë edhe të frikshme. Nga ana tjetër, janë edhe njerëzit që e kanë problem të thonë “jo” sepse nuk duan të duken si “të këqijntë”, apo të lëndojnë dikë tjetër. Sidoqoftë, ndonjëherë refuzimi është i nevojshëm.

Ja disa mënyra që duhet të keni parasysh:

1. Qasja direkte: “Faleminderit, por nuk jam e interesuar!”

2. Është thjesht moment i keq: “Faleminderit. Shumë e sjellshme nga ana jote, por nuk jam në gjendjen më të mirë për të dalë tani, kështu që më duhet të them jo.”

3. Metoda “nuk i flas më të huajve”: “Më vjen keq, por kam patur eksperienca të pakëndshme, prandaj nuk ia jap numrin njeriut të parë që ma kërkon.”

4. Ofro një alternativë: “E di çfarë? Unë nuk e jap më numrin tim në fakt, por ti mund të më japësh tëndin.”

5. Mbajeni tonin të shkujdesur, spontan: “Hm, jo, rrofsh gjithsesi.”

6. Zgjidh një alternativë tjetër: Nëse, për shembull, të kërkojnë numrin, jepu Instagramin. Nëse nuk preferon asnjërën, atëherë mos jep as emrin e Instagramit.

7. Bëje të qartë që nuk je e interesuar për më shumë: “Nuk po kërkoj njohje, por ndoshta flasim ndonjëherë si miq.”

8. Thuaji që ke një partner: “Faleminderit që pyete, por kam dikë.”