Simon Gjonaj artisti ‘ modeli ‘ biznesmeni dhe këngëtari nga Malesia e Madhe sjell këngën më të re “Jam Shqipëtar”

354

Simon Gjonaj Malsori i sukses’shëm në SHBA,  një artist i mirëfilltë me një bagazh të madh dhe të larmishëm në zhanre të ndryshme të artit’ si  aktrimi modelingu dhe muzika, sapo ka ardhur me një këngë të re të titulluar Jam Shqipëtar.

Simon Gjonaj djali i Malësisë i cili u lind dhe u rrit atje në brigjet e Cemit, nën hijen fisnike të Alpeve madhështore të Shqipërisë, mori më të mirën që toka e t’parëve mund t’i jepte.

Me një zë të bukur dhe jehues ai këndoi luginave dhe krojeve të vendlindjes, ku dhe u rrit duke hedhur një shtat të hijshëm tipik malsor me një pamje fisnike, ai shumë shpejt ra në sy të produksioneve të ndryshme të marketingut dhe aktrimit ku dhe shkëlqeu në rolet e tij.

Simoni me  modesti mbas insistimit tonë na tregoi dhe për biznesin e tij në USA, ku ai e administron  dhe punon, krahas punës si dhe realizon tekstet që më pas në bashkëpunim me studion Zani i Traboinit  ai sjell këto këngë të mrekullueshme.

Më poshtë ju sjellim këngën Jam Shqipëtar

Teksti: Simon Gjonaj

Muzika & Orkestrimi: Gjekë Dushaj 

Studio:Zani i Traboinit